“Disa fëmijë u trembën kur më panë”/ Dan Hutra tregon me “krenari” krimet: Nuk e kam problem dënimin e përjetshëm

Shqipëria

“Disa fëmijë u trembën kur më panë”/ Dan Hutra tregon me “krenari” krimet: Nuk e kam problem dënimin e përjetshëm

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:18
Dan Hutra

Dan Hutra, vrasësi serial i cili tronditi Tiranën me krimet e tij, u la sot në burg nga Gjykata e Tiranës.

Vrasësi nuk shfaqi shenja pendese, e po ashtu deklaroi se krimet i kreu me vetëdije të plotë.

Madje, teksa iu tha nga gjyqtarët se rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, ai tha se nuk i intereson fare kjo pjesë.

“S’më intereson kjo pjesë. Kisha planifikuar çdo gjë. Madje kur hyra në banesën e familjes Hysa pashë disa fëmije që kur më panë u trembën. I thashë të kalonin se nuk kisha asnjë punë me ta.

I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë persona të pafajshëm për të mos u përsëritur maskra të tilla”- deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat