Kryetari i PD-së dega Patos: Basha, Alibeaj dhe kandidatja e tyre për bashkinë janë persona të pa dëshirueshëm

Shqipëria

Kryetari i PD-së dega Patos: Basha, Alibeaj dhe kandidatja e tyre për bashkinë janë persona të pa dëshirueshëm

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:42
Shezaim Ymeraj

Në një mbledhje qe ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme PD dega Patos ka dalë me vendimin se Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe kandidatja e tyre për bashkinë Patos janë persona të pa dëshirueshëm për demokratët e Patosit.

Në një dalje për median kreu i kësaj dege Shezaim Ymeraj ka deklaruar këtë vendim të marrë nga kryesia e PD Patos.

Dega e PD Patos në mbledhjen e saj të fundit vendosi të shpallë persona të padëshiruar deputetët Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeajn dhe shtojcën e tyre kandidaten për kryetare bashkie në Patos me veprimet e tyre në dy vitet e fundit kanë punuar për asgjësimin dje përçarjen e PD, aktiviteti politik dhe qëndrimi i mbajtur i kanë dhënë oksigjen regjimit të Edi Ramës.

Lulzim Basha, Enkelejd Albeaj dhe kandidatja nuk përfaqësojnë më interesat e demokratëve të Patosit”, tha Shezaim Ymeraj kryetar i PD dega Patos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat