Efekti e Apelit, Kadilli: Shtoi kaosin në PD, opozita e ka humbur thelbin

Shqipëria

Efekti e Apelit, Kadilli: Shtoi kaosin në PD, opozita e ka humbur thelbin

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:59
Fatbardh Kadilli

I ftuar në “Tirana Live”, ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, komentoi situatën aktuale të opozitës pas vendimit të fundit të Apelit.

Ai tha se ky vendim e shtoi edhe më shumë kaosin në PD.

Sipas tij propozimi i Alibeajt për kandidatët e primareve është një tentativë për të bërë politik.

“Propozimi është një tentative për të bëtë politikë. Edhe vetë Alibeaj ka qenë i bindur që do u refuzonte.

PD është e ndarë në dy kampe. Si Alibeaj e Basha , si Berisha duhet të kenë të qartë diçka, e ndanë partinë në dy dysh me vetëdije.

Parti u nda se nuk pranoi fillimisht krizën. Pastaj u nda se nuk ishte në gjendje të ballafaqohej me Berishën .,

Kjo ndarja ka filluar dhe vazhdon. Vendimi i Gjykatës shtoi kaosin, por tani nuk është më faji i Ramës.

Sjellje si kjo e opozitës që të përçahej më shumë se sa do kreu i qeverisë, nuk ka ndodh ndonjëherë. Kush e ka ndjekur, kujton 8 janarin. Palët kapërcyen çdo gjë. Kush ka vendosur të mbështesë Berishën, nuk kalon në krahun tjetër.

Çfarë iu çojnë shtëpi qytetarëve? Asgjë. Vetëm retorikë agresive mes njëri-tjetrin. Luftëra për të kontrolluar pushtet në opozitë.

Unë nuk pres opozitë të vërtetë nga asnjë pale e PD. Të dyja janë të pasinqerta në shtrirjen e dorës që i bëjnë njëri -tjetrit”, tha Kadilil.

Në lidhje më pikëpyetjen nëse opozita më gjithë këtë përçarje e ka humbur thelbin e krizës, Kadali tha se thelbi ka humbur prej kohësh duke theksuar se opozita ka ikur nga parimi i saj.

“E kanë humbur prej kohësh. Thelbi nuk është vula dhe selia, por ofrimi i opozitës shoqërisë ashtu si duhet. Kanë ikur nga parimi.

Kjo është luftë për pushtetin e opozitës. Kjo përçarje vjen se këto nuk po kuptojnë akoma se kemi humbur përballë shqiptarëve,” shtoi ai.

Në lidhje me gjuhën e përmbajtur të Alibeajt ndaj Berishës, Kadili tha se kushdo të jetë përballë Berishës e fiton, pasi ish-kryeministri njihet për gjuhën e tij të ashpër.

“Kur e krahason me Berishën  , çdokush e fiton. Berisha njihet për gjuhën e ashpër. Ajo që më shqetëson thëllë se cfarë ofron Berisha dhe Alibeaj për shqiptarët?

Shqiptarëve  nuk i intereson një betejë mes dy gladiatorëve.

Dyshoj që Alibeaj ka një aksion të vërtetë politik. Ka një vit në krye të PD dhe nuk ka bër asgjë, “ u shpreh Kadilli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat