Të burgosurit nuk pranojnë të rrinë në qeli me kriminelin Dan Hutra

Shqipëria

Të burgosurit nuk pranojnë të rrinë në qeli me kriminelin Dan Hutra

Më: 7 mars 2023 Në ora: 16:05
Dan Hutra

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, zbuloi detaje në lidhje me jetën në burg të kriminelit Dan Hutra, personit i cili më 1 mars ekzekutoi tre gra si dhe plagosi tre të tjera në Tiranë.

Ferhati tha se as Hutra nuk është pranuar as nga të burgosurit në rrethin e tyre, pasi ka thyer kodet dhe rregullat etike të tyre, duke vrarë në mënyrë makabre tre gra.

Gazetari shtoi se Hutra është lënën në një qeli i vetëm, kjo dhe për faktin nga rreziku që i kanoset nga mllefi që ka shkaktuar ngjarja e tij te të burgosurit e tjerë.

Mund t’iu konfirmoj faktin se për Dan Hutrën ka pasur dhe një situatë në sistemin penitenciar”, tha gazetari.

Edhe në burgje ka disa kode dhe rregulla të cilat nuk mund të shkelen. Askush nuk ka pranuar për të qëndruar në qeli me Dan Hutrën. Edhe për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset, nga ky mllef i të burgosurve të tjerë ndaj tij, ai po trajtohet në mënyrë preferenciale. Duke u vendosur në një qeli më vete dhe duke u trajtuar ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë. Nuk e duan as në burg, pasi ka thyer kodet dhe rregullat duke vrarë gra dhe duke kryer krime makabre”, shtoi gazetari.

“Është braktisur nga familjarët e tij, kjo u pa gjatë seancës për masën e sigurisë, ku familjarët nuk i gjetën as edhe një avokat, por që iu caktua nga shteti. Për Dan Hutrën sigurisht, pritet dënimi me burgim të përjetshëm”.

“Nga dëshmitë e familjarëve që unë kam takuar më kanë pohuar se ka pasur kriza nervore që në moshë të hershme, si dhe ka qenë përdorues i lëndeve narkotike që në moshë të vogël”, tha Ferhati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat