Ligj i ri për Policinë e Burgjeve/ Rregullat e reja për rekrutim, nuk do të lejohet përdorimi i armës jashtë orarit

Shqipëria

Ligj i ri për Policinë e Burgjeve/ Rregullat e reja për rekrutim, nuk do të lejohet përdorimi i armës jashtë orarit

Më: 8 mars 2023 Në ora: 13:59
Policia

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve. Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është plotësimi i shumë vakancave që janë në sistem.

“Sot kaluam disa ndryshime në ligjin për policinë e burgjeve. Ne u japim zgjidhje disa problematike, si vakancave. Kemi një numër shumë të madh vakancash.  Heqim kufirin e moshës deri në 35-vjeç për tu bërë pjesë e policisë së burgjeve. Vendosja e kufizimeve moshore në ligj është edhe diskriminues.

Gjithashtu hapim një dritare për pranim në policinë e burgjeve të të larguarave, apo edhe q ëvijnë nga struktura të tjera ushtarake apo policore që plotësojnë kushtet.

Kemi rregulluar edhe sistemin e gradave, të ulëta dhe të mesme. Do të vendosim një sistem karriere në Policinë e Burgjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat