Artan Lame largohet nga Kreu i Kadastrës, pritet të zëvendësohet nga Dallëndyshe Bici

Shqipëria

Artan Lame largohet nga Kreu i Kadastrës, pritet të zëvendësohet nga Dallëndyshe Bici

Më: 10 mars 2023 Në ora: 00:53
Artan Lame dhe Dallëndyshe Bici

Arta Lame është larguar nga posti i Kreut të Kadastrës.

Ndërsa pritet që të zëvendësohet nga Dallëndyshe Bici, e cila do të prezantohet ditën e nesërme, raporton News24.

Bici deri tani ka mbajtur postin e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një shkarkim nga ana e kryeministrit Rama për kreun e Kadastrës, Artan Lame, por gjithçka pritet të sqarohet ditën e nesërme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat