Bie numri i martesave në Shqipëri, psikologët tregojnë shkaqet kryesore

Shqipëria

Bie numri i martesave në Shqipëri, psikologët tregojnë shkaqet kryesore

Më: 11 mars 2023 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Numri i martesave në Shqipëri nga viti në vit ka pësuar njv rënie të ndjeshme.

Sipas statistikave të Institutit të Statistikave, në harkun kohor të 20 viteve diferenca është me 30% më pak martesa. Në vitin 1990 në regjistrat e gjendjes civile u regjistruan 28,992 cifte të celebruar, në vitin 2021 kjo shifër ra në 19,709 martesa.

Kjo ulje e numrit të martesave sipas psikologëve ka një sërë arsyesh, dhe së pari thonë se vajzat dhe djemtë nuk po gjejnë partner.

“Shumë të rinj dhe të reja shprehen se e kanë shumë të vështirë të gjejnë partnerin e jetës kjo ka ndodhur edhe për shkak se vetë struktura e punës ka ardhur në tkurje, mundësit për të takuar gjininë tjetër bëhën gjithnjë e më të pakta. Një arsye tjetër lidhet me emigrimin. Divorcet në rritje, janë një tjetër ndikim negative”, tha psikologia Entela Binjaku për euronews albania.

Gjithashtu pasikologia u shpreh se edhe mosha mesatare e martesës është rritur, gjë e cila ka pasuar me rritjen e kërkesave ndaj partnerëve dhe prioriteteve që sot kanë të rinjtë, ku ndër kryesoret është puna.

“I riu nuk e ka prioritet martesën, mendojnë si të rregullojnë një vend pune, të rregullojnë mirëqënien personale. Të rinjtë e të rejat presin gjithëcka nuk kanë pasur në jetën e tyre si beqar nga partneri. Bashëkjetesa një hap drejt liberalizimit të mardhënieve, shume të rinj e të reja shkojnë drejt këtij hapi dhe mundet ta zvarrisin martesën, ta shtyjnë në kohë ose të mos e ndjejnë fare nevojën e saj”, theksoi Binjaku.

Sipas INSTAT, mosha mesatare në martesë për burrat është 31,2 vjeç ndërsa për gratë 27,7 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat