Tronditet Tirana, vritet një grua dhe plagosen disa të tjerë - ja si ndodhi ngjarja tragjike

Shqipëria

Tronditet Tirana, vritet një grua dhe plagosen disa të tjerë - ja si ndodhi ngjarja tragjike

Më: 12 mars 2023 Në ora: 21:46 Përditësuar në ora: 00:15 më 13.03.2023
Foto ilustrim

Flet babai i të plagosurit: Djali po pinte kafe në lokal, mori dy plumba

Babai i Emanuel Salës, njërit prej të plagosurve mbrëmjen e sotme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, ka folur pas incidentit me armë zjarri.

Ai tha se i biri ka qenë duke pirë kafe në momentin që ka ndodhur ngjarja ndërsa tha se ka marrë dy plumba.

Më tej ai theksoi se i biri është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 00 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër, raporton euronewsal.

I bënë atentat në Don Bosko, Fation Murati nuk gjendet në banesë! Dyshohet se është arratisur

Objektivi i sulmit me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë, Fation Murati, nuk është gjetur në banesën e tij pas kontrolleve nga policia.

Sipas disa burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se Murati mund të jetë arratisur jashtë vendit, ndërkohë që policia po vijon kqyrjen e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se Murati, që është edhe pronari i lokalit ku ndodhi atentati në zonën e Don Boskos në Tiranë, është personi që pak muaj më parë, në tetor të vitit të kaluar, u arrestua teksa ishte duke udhëtuar në makinë me Endrit Doklen.

Ndërsa një javë më pas, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës iu sekuestruan katër prona të paluajtshme dhe 3 biznese me vlerë rreth 5 milionë euro, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale.

Organi i akuzës theksonte se Murati është akuzuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale, mes të cilave edhe trafik kokaine.

Ndërkohë Gjykata e Apelit e zbuti masën e sigurisë ndaj Muratit, duke e lënë atë në “arrest shtëpie”.

Fation Murati dhe Endrit Dokle dyshohet se janë të përfshirë në atentatin me 3 viktima në Fushë Krujë, ku mbeti i vdekur Brilant Martinaj dhe 3 miqtë e tij.

Detajet e atentatit me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Tiranë/ Sulmi me breshëri kallashnikovi dyshohet se u krye nga 2 persona

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Sipas burimeve bëhet me dije se kanë qenë dy persona që kanë kryer sulmin me breshëri kallashnikovi.

Ndërkohë burime për Panorama TV bëjnë me dije se lokali ku ndodhi ngjarja ka qenë në sekuestro preventive.

Gjithashtu mësohet se pronari i lokalit, Fatjon Murati, që dyshohet të ketë qenë objektivi i sulmit, ka qenë në arrest shtëpie.

Përmes një vendimi në tetor të vitit të kaluar ai u la në arrest me burg, por disa kohë më pas, Gjykata e Apelit i zbuti masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Gjithashtu bëhet me dije se pas ngjarjes së sotme, ai nuk është gjetur në banesë, ndërkohë që autoritetet po bëjnë verifikimet përkatëse.

Blindohet Tirana, Durrësi dhe Elbasani, policia në kërkim të autorëve që vranë një person dhe plagosën 5 të tjerë

Autoritetet e policisë kanë njoftuar mbrëmjen e sotme se Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë blinduar pas atentatit në Don Bosko, ku mbeti e vdekur një grua dhe u plagosën 5 të tjerë.

Nga ana tjetër policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, teksa raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”. Mes të plagosurve, mbeti edhe një 10-vjeçare, e cila u lëndua në dorë nga ciflat e xhamave. Pronari i lokalit rezulton Fatjon Murati.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

Emri/ U qëlloi për vdekja në lokalin ku punonte, kush ëshë gruaja që mbeti viktimë e atentatit në Don Bosko

Mimoza Paja u qëllua për vdekje këtë mbrëmje në zonën e Don Boskos në Tiranë, gjatë orarit të punës si banakiere në një lokal.

Gruaja ka qenë duke shërbyer, kur dy autorë dyshohet se kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit.

Shenjestra dyshohet se ka qenë pronari i lokalit, Fatjon Murati, i dënuar për municione dhe armëmbajtje pa leje.

Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, ndërsa një fëmijë është lënduar nga ciflat e xhamit.

Mbeti i plagosur në sulmin me armë zjarri në Don Bosko/ Çfarë e lidh pronarin e lokalit me atentatin me 3 viktima në Fushë-Krujë

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti e vdekur banakierja e një lokali dhe u plagosën 5 persona të tjerë.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Fation Murati, që mbeti edhe vetë i plagosur, dyshohet se është organizator i atentatit me 3 viktima në Fushë-Krujë, ku mbeti i vdekur Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij.

Ndërkohë mësohet se njëri prej të plagosurve është i ati i Fationit, Halit Murati.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj, ndërkohë që ende asnjë nga autorët e sulmit nuk është identifikuar.

Konfirmohet vdekja e kamarieres, bilanci tragjik nga të shtënat me breshëri te ‘Don Bosko’

Konfirmohet vdekja e kamarieres në lokalin te Don Bosko në Tiranë. Persona ende të pa identifikuar, qëlluan me breshëri automatiku duke lënë 5 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje tronditëse.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumave për të marrë ndihmën e parë, ´por kamarierja ka ndërruar jetë.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj, ndërkohë që ka sekuestruar edhe kamerat e lokalit.

Vrasja në Don Bosko/ Viktima një banakiere, u qëllua gabimisht nga autorët - ja si ndodhi ngjarja

Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00 në një lokal në zonën e Don Boskos.

Burime për Panorama bëjnë të ditur se viktimë ka mbetur një grua, e cila ishte banakiere ne një lokal, ndërsa janë plagosur edhe tre persona të tjerë.

Po ashtu bëhet e ditur se gruaja është qëlluar aksidentalisht nga autorët.

Forca te shumta policia kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punojne per zbardhjen e rrethanave.

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë, vritet një grua dhe plagosen 3 persona të tjerë

 

Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur e vdekur një grua, e cila punonte si banakiere në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe tre të plagosur.

Mësohet se gruaja është qëlluar gabimisht nga autorët, ndërkohë që nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat