Rama: Sipërmarrja duke shtrënguar dorën për pagat po rrezikon burimet njerëzore

Shqipëria

Rama: Sipërmarrja duke shtrënguar dorën për pagat po rrezikon burimet njerëzore

Më: 13 mars 2023 Në ora: 12:11
Edi Rama

Kryeministri Rama deklaroi këtë të hënë se sipërmarrja private duke shtrënguar dorën për pagat po sjellë humbjen e kapitalit njerëzor.

Duke prezantuar strategjinë e zhvillimit të Tiranës, Rama tha se sipërmarrja private nuk mund të vazhdojë t’i paguajë të punësuarit më pak se produktiviteti i tyre, apo t’ua kalojë një pjesë të pagës në dorë e një pjesë në bankë.

Sipërmarrja private duke shtrënguar dorën dhe duke lënë të fundit ato që duhet të jenë të parat. Pagat, i ka hapur vetes një gropë që nëse nuk nxitojmë sot do bëhet e pambyllshme. Një gropë e cila vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor.

Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë të nën paguajë të punësuarit në raport me atë që është produktiviteti i vetë. Sipërmarrja private duhet të bëjë gjithçka për punonjësit e tyre.

Ajo që ka filluar të ndihet sot është vetëm alarmi i fundit; humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në sëmundje të pashërueshme. Problemi që kishte vende pune dhe por s’kishte profesionist, sot rrezikon të kthehet që s’ka punëtorë”, tha kryeministri Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat