“S’ka më vrasje në Bllok”, Bregu: Ka ndryshuar gjeografia e krimit

Shqipëria

“S’ka më vrasje në Bllok”, Bregu: Ka ndryshuar gjeografia e krimit

Më: 13 mars 2023 Në ora: 22:18
Sokol Bregu

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Top Story” tha se ka ndryshuar gjeografia e krimit në Tiranë.

Bregu: Vetëgjyqësia vazhdon, për një njeri që i kanë vrarë vëllanë prap porosit nga burgu, të gjithë që kanë një të vrarë në shtëpi do të bëjnë këtë gjë, nuk jam me atë që nuk e kapi polici, e kemi krijuar këtë, “Don Boskon”, Unazën e Re”, dikur vriteshin në Bllok, Rrugën e Durrësit, Rrugën Kavajës, ka ndryshuar gjeografia e krimit, nuk çuditem unë kur them u vranë tre veta në Unazë të re, aty ka vetëm lokale lokale, vijnë nga përfitimet nga droga, do përplasen me mënyrën në të cilën janë mësuar të përfitojnë. Ne e kemi nga natyra me pse më pe ashtu.

Cila është mënyra? Duhet rregulluar por jo në një ditë. Mua kjo vrasje më shqetëson, në kohën e komunizimit, 8 vrasje ndodhën në ’89 në Lushnjë, kam qenë në proceset gjyqësore.

Krimi nuk sulmohet me një polic, mblidhen 5 ekspertë dhe bëjnë ca strategji, jo si këta që bëjnë ca letra, një strategji. Këta çunat e  Londrës pse si kapin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat