Artan Hoxha zbardh detaje të forta për masakrën e Don Boskos: Ja pse nuk është dora e Martinajt

Shqipëria

Artan Hoxha zbardh detaje të forta për masakrën e Don Boskos: Ja pse nuk është dora e Martinajt

Më: 13 mars 2023 Në ora: 23:40
Artan Hoxha, Ervis Martinaj

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur masakrën e Don Boskos, e cila solli vrasjen e një gruaje të pafajshme, që punonte për të siguruar bukën e gojës. Sot, në emisionin "Opinion", Artan Hoxha tha se shënjestra ishte Fatjon Murati, por autorët nuk e kishin kapur dot në kohë, pasi pikërisht në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ai ishte në një fluturim jashtë Shqipërisë. 

Por po ashtu tregoi se përse nuk beson se Ervis Martinaj, të ketë gisht në një ngjarje të tillë. 

"Fatjoni është larguar nga Shqipëria në fund të dhjetorit dhe ka ardhur në Shqipëri më 6 mars. Gjatë kohës që ka qenë në “arrest shtëpie” ai nuk ka qenë në shtëpi. Edhe sikur të ishte në burg, do kishte ndodhur kjo ngjarje. Është zinxhir, kjo ngjarje kanë vite qe ndodhin dhe do të ndodhin. Sot një skuadër vrasësish janë të lirë dhe janë në rrezik serioz për jetën e çdo qytetari. Mënyra se si kanë hapur zjarr, vetëm në ’97 ndodhnin gjëra të tilla. Kjo ngjarje ka një mesazh, vitin e kaluar u vra Brilant Martinaj, që është se do iu shfarosim dhe nuk do të falet askush. Policia shkon pret fijet e kamerave. Kamerat nuk vihen për të ndjekur veprimet e policisë, ato vihen që ata të mbrohen nga kundërshtarët e tyre. Isha në Shkodër, direk më erdhën aty, hoqa kapelën më lanë, lere se kush po merret me atë.

Ky është atentati ka për mesazh që 'ne do i mbyllim sytë dhe do iu shfarrosim'. Janë njoftuar që ai ka ardhur, por nuk kanë arritur dot në kohë dhe kanë bërë këtë për të çuar mesazh. Ata që e kanë porositur këtë lloj ngjarje kanë një problem me ekzekutorët. Kanë vrarë gjyshen që punon 16 orë dhe sot Policia jep 20 mijë euro shpërblim. Vis Martini nuk bënte ngjarje të tillë, nuk ka patur dëme anësore. Ai ose e humbte personin njësoj, ose vrasjen e Vis Doçit, që nuk e di asnjë njeri se çfarë i ndodhi,"-tha Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat