Gruaja nga Shkodra në burg 8 ditë pas lindjes/ Bashkëshorti i saj ushqen foshnjën me qumësht pluhur

Shqipëria

Gruaja nga Shkodra në burg 8 ditë pas lindjes/ Bashkëshorti i saj ushqen foshnjën me qumësht pluhur

Më: 14 mars 2023 Në ora: 15:47
Nazmi Bahçja

Ky është Nazmi Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër . Prej një jave ai po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur, pasi bashkëshortja e tij gjendet në burg.

Diana Bahçja, gruaja e Nazmiut, është arrestuar nga policia e Shkodrës vetëm 8 ditë pasi lindi djalin e saj, me një vendim të  gjykatës së shkallës së parë në Tiranë që i kishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 250 mijë lekësh, e cila I është konvertuar pak ditë më parë, me një muaj e 20 ditë burg.

Nazmi Bahçja thotë se bashkëshortja e tij u arrestua pa paralajmërim.

Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo, sipas bashkëshortit,  mohon se e ka lënë vajzën.

Aktualisht për djalin që sapo ka mbushur dy javë kujdeset babai si dhe mbesa e tij 11 vjeçe.

E ushqejmë  me qumësht pluhur, dua që gruaja të kthehet në shtëpi

Ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim as nga policia dhe as nga gjykata për këtë rast të paprecedent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat