Vendimi i Celibashit, reagon Gazment Bardhi: Nuk meriton respektin tonë!

Shqipëria

Vendimi i Celibashit, reagon Gazment Bardhi: Nuk meriton respektin tonë!

Më: 14 mars 2023 Në ora: 17:52
Ilirjan Celibashi

Pas vendimit të Komisionerit Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, i cili nuk ka regjistruar asnjë nga palët e PD në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, reagoi edhe Gazment Bardhi.

Sipas tij, asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor.

Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.”, u shpreh në reagimin e tij Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat