Skema e atentatit, autorët erdhën nga shinat e trenit, kishin dijeni për kamerën pak më tej

Shqipëria

Skema e atentatit, autorët erdhën nga shinat e trenit, kishin dijeni për kamerën pak më tej

Më: 14 mars 2023 Në ora: 18:49
Skema

A2 CNN ka rindërtuar skemën se si u larguan autorët e atentatit në Don Bosko ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën pesë persona të tjerë, ndërsa mbesa e 58-vjeçares u lëndua nga xhamat e thyer në vendngjarje.

Mësohet se autorët kanë mbërritur nga zona e cila njihet si shinat e trenit vetëm disa metra larg vendit ku ndodhi krimi. Në momentin që automjeti tip BMW është afruar përbri lokalit dhe dy vrasësit kanë dalë, të gjithë personat e plagosur kanë qenë duke parë një ndeshje futbolli ndaj dhe shumica e plagëve janë në pjesën e kurrizit.

I vetmi person që ka qenë në këmbë ishte Mimoza Paja. Sipas dëshmive të dhëna në policia, autorët kanë qëlluar tri herë me breshëri ndërsa plumbat kanë prekur edhe pjesë të sipërme të xhamave të lokalit.

Nga të shtënat humbi jetën 58-vjeçarja ndërsa menjëherë të ndihmuar dhe nga një person i tretë në rolin e shoferit.

Ata u larguan nga vendngjarja në drejtim të spitalit ushtarak, kanë vazhduar në autostradën Tiranë-Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe dogjën automjetin në fshatin Likmetaj.

Policia ka sekuestruar një kamera sigurie disa metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja. Aty shihen dy persona që dalin nga automjeti por për shkak të distancës nuk bëhet identifikimi i tyre. Nga ana tjetër janë sekuestruar dhe kamera të tjera përgjatë itinerarit që ndoqën autorët por përgjatë gjithë lëvizjes së tyre ata kanë pasur të ulura pasqyrat e pasagjerit por edhe të shoferit duke e bërë akoma më të vështirë identifikimin nëpërmjet pamjeve të tjera.

Për shkak të vështirësisë policia ka ofruar 20 mijë euro për këdo që ka informacione lidhur me identitetin e autorëve ndërsa deri më tani u sekuestrua pas më shumë se 10 orësh makina e djegur e autorëve dhe tre kallashnikovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat