“Je i shantazhuar, akt politik!”/ Celibashi i përgjigjet Bardhit: Gjuha e përdorur e patolerueshme, nuk i bën nder…!

Shqipëria

“Je i shantazhuar, akt politik!”/ Celibashi i përgjigjet Bardhit: Gjuha e përdorur e patolerueshme, nuk i bën nder…!

Më: 14 mars 2023 Në ora: 18:50
Bardhi- Celibashi

Pas vendimit për të mos regjistruar Partinë Demorkatike në zgjedhjet e 14 majit, deputeti, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryekomisionerit Ilirjan Celibashit, i cili tha se ka qenë i shantazhuar, teksa shtoi se do e ankimojnë në KAS.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, shkruan Bardhi.

Përgjigjen ia dha menjëherë Celibashi, në një komunikim me mediat që pati me gazetarët pasi mori vendimin. Ai tha se Bardhi po flet në mënyrë të papërgjegjshme.

“Në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme.

Nuk i bën nder figurës së tij. Nuk e gjen asgjë të thotë vlerësojmë se një vendim i tillë nuk është marrë në përputhje me kodin dhe kjo do ishte e mjaftueshme”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat