Dumani raporton para KLP: Jemi gjithmonë në mbështetje të hetuesve të BKH-së!

Shqipëria

Dumani raporton para KLP: Jemi gjithmonë në mbështetje të hetuesve të BKH-së!

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:36
Altin Dumani

Altin Dumani raportoi punën e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion hjatë kësaj periudhe.

Dumani: Sa i takon hetuesve të BKH, atyre iu është ofruar gjithë mbështetja. Kanë qenë pjesë e trajnimeve të vazhdueshme për çështje të ndryshme, nga FBI, nga projektet e BE-së. Ata punojnë ngushtësisht me prokurorët, janë kujdesur si të rriten profesionalisht. Unë s’jam shumë për ata që nuk janë mirë profesionalisht, mund tu jepet kohë të përmirësohen, dhe ata që se bëjnë me qejf punën e tyre.

Çdo dy vit ata rivlerësohen, ka teste të ndryshme, ka vlerësim që marrim nga prokurorët, nga drejtuesja, etj. Si të garojmë për herë të parë.

Është proces i mbikëqyrur nga ndërkombëtarët. Uroj që të gjithë të rivlerësohen. Nuk është ky institucion hajde ta mbajmë kot, është vlerësim objektiv, shansi jepet 2 vjet. Lidhur me bashkëpunimin me KLP un kam pasur një komunikim normal. Do doja të ishit të vëmendshëm kur të zgjidhnit prokurorët. Të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Mbaj mend ça procesi kemi kaluar ne kur kemi kandiduar. Ua kërkoj këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat