Dumani raportoi në KLP punën e SPAK/ Balla: Kërkoj ritëm dhe transparencë

Shqipëria

Dumani raportoi në KLP punën e SPAK/ Balla: Kërkoj ritëm dhe transparencë

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:37
Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion

Pasi Altin Dumani raportoi punën e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion hjatë kësaj periudhe, kreu i KLP-së Alfred Balla theksoi disa kërkesa drejtuar kësaj structure.

“Kërkoj ritëm dhe transparencë në ndarjen e çështjeve”, tha kreu i KLP-së, ndërsa shprehu mbështetjen për SPAK-un.

Duke iu referuar kritikave dhe akuzave të opinionit publikut për punën e SPAK, Balla tha se nuk cenojnë integritetin e prokurorëve, por tregojnë se rëndësinë dhe vëmendjen që të gjithë kanë për këtë institucion.

“Mund të kenë në shoqëri teprime në sjellje dhe opinione në lidhje ndaj veprimeve të prokurorëve. Ne si këshill kemi qenë pak strikt, kemi menduar që prokurori nuk duhet të ketë frikë. Këto reagime të medias, politikanëve apo qytetarëve, nuk cenojnë integritetin tuaj, tregojnë vëmendje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat