“Rama ka frikë, e di që 14 maji është disfata e tij e thellë”- Berisha ironizon kandidaturat e PS për kryebashkiakë

Shqipëria

“Rama ka frikë, e di që 14 maji është disfata e tij e thellë”- Berisha ironizon kandidaturat e PS për kryebashkiakë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 19:39
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Berati ironizoi kandidaturat e PS për kryetar bashkie, emrat e të cilëve u bënë publik një ditë më parë.

Teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili, Berisha u shpreh se “kandidatët rivalë disa u emëruan me dajak, ndërsa në disa zona të tjera me hekura në duar”.

Berisha tha se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve socialistë është proces mafioz dhe antidemokratik.

“Ju siguroj se nuk kam ardhur kurrë ndonjëherë më krenar, më i lirë para jush se sot për të paraqitur kandidatin e PD të zgjedhur me votën tuaj të lirë, me vullnetin dhe besimin tuaj, dr Ziajin, njërin nga qytetarët shembullor dhe profesionistin e apasionuar.

Është në besimin tuaj që më 14 maj ta vendosni atë si qytetar të parë të Beratit dhe ai do kthejë bashkinë në shtëpinë e parë të qytetarëve të Beratit.

Krahasoni pak me kandidatët rivalë. Dolën mbrëmë dhe pas orës 1 të natës nga shpella e rilindjes. Diku diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar. Ky ishte procesi i emërimeve në partinë shtet.

Ky ishte procesi me mafioz, më antidemokratik në historinë e Shqipërisë. Kjo është një kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte Enver Hoxha në Byronë Politike.

Unë e pyes këtu, Ervin Demon, cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd?

Ervin, çfarë të shtyu ty të injorosh të gjithë formimin akademik dhe të bëhesh protagonist të mafies më të rrezikshme shtetërore të Evropës

Si mund të rivalizosh ti me një kandidat si dr. Zijaj që ka muaj që është zgjedhur dhe propozuar dhe votuar nga demokratët. Të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin me ndriçimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat