Sherri në Kavajë me dy të vdekur, Salianji: Më shpejt porositet një vrasje se një kafe, qeveria e lufton krimin nga Twitter

Shqipëria

Sherri në Kavajë me dy të vdekur, Salianji: Më shpejt porositet një vrasje se një kafe, qeveria e lufton krimin nga Twitter

Më: 29 mars 2023 Në ora: 20:16
Ervinj Salianji

Kavaja është tronditur sot nga sherri mes dy personave që rezultoi tragjik për të dy ata. Deputeti i PD-së Ervinj Salianji e quajti atë një tjetër ngjarje kriminale në mes të qytetit nga niveli i qeverisjes së Ramës e degradimi i sigurisë publike.

Në postim ai shprehet se më lehtë sot porosit një vrasje sesa një kafe.

"Tjetër ngjarje e rëndë kriminale, tjetër kërcitje armësh në mes qyteti!

Krimi sheshit, niveli i sigurisë publike në degradim, nën qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe, më shumë gjen banditë se kamarierë!

Ndërkohë që krimi i organizuar apo ai ordiner është derdhur rrugëve dhe godet kur dhe ku të dojë, qeveria, KM, ministri dhe drejtuesit e policisë janë strukur duke bërë sehir dhe luftuar krimin nga Twitter!

Shqipêria dhe qytetarët kërkojnë reagim dhe shtypjen e krimit me gjithë forcên e ligjit! Krimi është aleati i qeverisë dhe armik i qytetarëve! Duhet raprezalje e shtetit ndaj krimit për të ndalur dhunën dhe fatkeqësisht dhe vrasjet që bandat po kryejnë në çdo cep të Shqipërisē
Ngjarjet po tregojnë një qeveri të paaftë të luftojē krimin, që përkëdhel dhe shpërblen grupet e krimit tē organizuar dhe qē lufton qytetarët e pafajshëm, të varfërit apo bizneset kundërshatare!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat