Vrasja e dy personave në Kavajë, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes

Shqipëria

Vrasja e dy personave në Kavajë, publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes

Më: 29 mars 2023 Në ora: 20:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamjet nga lokali në Kavajë ku ndodhi përplasja me thika dhe me armë zjarri, ku për pasojë humbën jetën 2 persona.

Viktimat janë identifikuar si Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja.

Policia informoi se këta dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë përleshjes Gosa ka qëlluar me thikë Altin Rexhë i cili i është përgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e plagëve të rënda humbën jetën të dy 43-vjeçarët.

Siç shihet nga pamjet, shenjat e gjakut janë të dukshme jashtë ambienteve të lokalit, teksa mbeten të paqarta shkaqet e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat