Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë

Shqipëria

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku si pasojë e një përplasje mes tyre, mbetën të vrarë shtetasit Altin Rexha dhe Edmond Gosa.

Gazetari Leonidha Musaj, bën me dije se shkak për këtë konflikt ka qenë çështje e vjetër, e cila vetëm pak ditë më parë i kishte çuar në një përplasje fizike. Ditën e sotme Edmond Gosa nga Kavaja ka qenë i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë shtetasin Altin Rexha nga Kukësi dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën.

Policia e Kavajës pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka marrë fillimisht dy shtetasit që ishin me shenja jete dhe njërin prej e tyre e ka transportuar drejt spitalit të Kavajës dhe tjetrin në atë të Durrësit, por asnjë prej tyre nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Sipas informacioneve të marra në zonë nga gazetari, shtetasi Edmond Gosa ka qenë një person problematik që ngacmonte shpesh njerëz të ndryshëm

Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat