Sulmi ndaj Top Channel, gazetarja: Makina pësoi defekt dhe i la sulmuesit në mes të rrugës

Shqipëria

Sulmi ndaj Top Channel, gazetarja: Makina pësoi defekt dhe i la sulmuesit në mes të rrugës

Më: 29 mars 2023 Në ora: 21:13
Sulmi ndaj Top Channel

Gazetarja Dorjana Bezat e ftuar në “Zona Zero”, ka deklaruar se makina e personave që kryen sulmin ndaj Top Channel ka pësuar defekt në momentin që ata po arratiseshin.

Pjesa e përparme e makinës sipas gazetares ka qenë thuajse e paprekur nga flakët që janë shuar shpejt.

“Ka dyshime që makina e përdorur nga autorët të ketë pësuar një defekt pas sulmit të kryer në godinën e Top Channel për shkak se ishte braktisur në mes të rrugës. Po ashtu, Në asnjë ngjarje kriminale Kavaja nuk është përzgjedhur si vendi ku krimineli zgjedh të djegë makinën, pasi zjarrfikësja mbërrin shumë shpejt, ashtu siç dhe mbërriti në këtë rast.

Pjesa e parme e makinës është pothuajse e paprekur pikërisht sepse zjarri u  shua shpejt. Dhe në këto dyshime, po kontrollohen dhe serviset pasi makina mund të ketë qenë në servis para përdorimit,”- deklaroi Bezat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat