Çfarë po ndodh me PD-në e Alibeajt? Tërhiqet një tjetër kandidat për kryetar bashkie

Shqipëria

Çfarë po ndodh me PD-në e Alibeajt? Tërhiqet një tjetër kandidat për kryetar bashkie

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Tërhiqet nga gara një tjetër kandidat i Enkelejd Alibeajt. Sabah Sheta i cili ishte vendosur nga Alibeaj si kandidat për kryetar bashkie në Krujë është tërhequr nga gara.

Ai deklaron se nuk do bëhet pjesë e asnjë farse politike dhe t’i shërbejë përçarjes, teksa për këtë të fundit akuzon dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Postimi i Plotë:

Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.

Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021. Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat