Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, prokuroria e Tiranës çon në gjykim tre autorët e vrasjes së Menduh Kurt Dedës

Shqipëria

Dogjën të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, prokuroria e Tiranës çon në gjykim tre autorët e vrasjes së Menduh Kurt Dedës

Më: 30 mars 2023 Në ora: 12:28
Marjeta Karaj

Tre autorët e vrasjes së Menduh Kurt Dedës, do të dërgohen në gjyq për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim.

Lajmin e bëri me dije prokuroria e Tiranës, e cila publikoi një njoftim ku thuhej se në përfundim të hetimit mbi procedimin penal nr.4682 të datës 21.06.2017, Prokuroria vlerësoi se M. K., B. K., dhe G. N., në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje’’ në dëm të viktimës M. K.

Më 16.05.2017 në vendin e quajtur Kodër Shupal, Zall-Bastar Tiranë u gjet një kufomë e seksit mashkull, i cili pas aktit të ekspertimit, u identifikua si shtetasi Menduh Kurt Deda. Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasja Marjeta Karaj., e punësuar si sekretare në një OJF ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me të ndjerin, në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.

Në 2017 djali i saj, shtetasi Besmir Karaj dhe miku i tij, i pandehuri Gazmir Ngota, me kërkesë të shtetases Marjeta Karaj, kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në Kodër Shupal. Aty e kanë lidhur dhe ushtruan presion për kthimin e një borxhi që e pandehura Marjeta Karaj, pretendonte se i ndjeri i kishte. Në momentin që viktima ka mohuar borxhin dy personat i kanë vënë flakën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat