“Edhe 6 javë na ndajnë nga dita e fitores”, Meta: Triumf përballë pakicës uzurpatore mjaftiste në Tiranë

Shqipëria

“Edhe 6 javë na ndajnë nga dita e fitores”, Meta: Triumf përballë pakicës uzurpatore mjaftiste në Tiranë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 10:33
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë mbështetjen për kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Teksa publikon një album me foto, Meta rikujton se edhe 6 javë na ndajnë nga zgjedhjet, ose siç shkruan ai “nga dita e fitores historike kundër monizmit dhe pakicës uzurpatore mjaftiste në kryeqytet”.

POSTIMI I PLOTË

Edhe 6 javë na ndajnë nga dita e fitores historike kundër monizmit dhe pakicës uzurpatore mjaftiste në kryeqytet.

Falënderimet më të përzemërta për kandidatet dhe kandidatët tanë të mrekullueshëm për Këshillin e Bashkisë të Tiranës që po punojnë me përkushtim çdo minutë për t’ua kthyer bashkinë qytetarëve.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

#PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat