Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Shqipëria

Nënshkruhet marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se Shqipëria dhe Bullgaria kanë nënshkruar marrëveshje për sigurimet shoqërore.

“Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet.

Garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Rama në rrjete sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat