Ligji i dosjeve/ Balla: Jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën, propozimi i tyre bën sens

Shqipëria

Ligji i dosjeve/ Balla: Jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën, propozimi i tyre bën sens

Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:39
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se socialistët mund të bashkëpunojnë me opozitën në lidhje me ligjin për ‘Dosjet’, pasi propozimi i tyre tha ai bën sens.

Balla tha se mund të votojë propozimin e opozitës dhe rezultati përfundimtar do jetë bashkëpunues, zgjidhja konkrete është në prag të mbylljes.

Sakaq theksoi se sipas propozimit të opozitës, kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit e humb mandatin e deputetit.

“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar. Sot është një moment i rëndësishëm dhe ka konsensus të gjerë historik, jemi në prag të mbylljes”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat