E rëndë/ Pas sherrit në familje, dy vëllezërit godasin me makinë burrin e motrës së tyre

Shqipëria

E rëndë/ Pas sherrit në familje, dy vëllezërit godasin me makinë burrin e motrës së tyre

Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre.

Mësohet se shtetasit me iniciale M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç kanë goditur me automjet, 38-vjeçarin A.M., pas një konflikti familjar.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin shëndetësor.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat