Vetura bie në lumin Shkumbin, vdesin burrë e grua

Shqipëria

Vetura bie në lumin Shkumbin, vdesin burrë e grua

Më: 3 prill 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prrenjas.

Një veturë ka dalur nga rruga dhe ka rënë në përroin e Legajcës.

Siç raportohet viktima janë A.Y, rreth 55-vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Y.

Ende po vazhdon puna për nxjerrjen e trupave të pajetë.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat