Plani për rritjen e pagave, Rama: Mësuesit e 9-vjeçares do të paguhen 95 mijë lekë

Shqipëria

Plani për rritjen e pagave, Rama: Mësuesit e 9-vjeçares do të paguhen 95 mijë lekë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:41
Edi Rama

Në një bashkëbisedim të zhvilluar këtë të martë me mësues në Tiranë, kryeministri Edi Rama, foli edhe për planin financiar me dy faza të qeverisë për rritjen e pagave.

Rama premtoi se vitin e ardhshëm, paga e mësuesve do të kapërcejë në një nivel tjetër. Ai theksoi se mësuesit në shkollën 9-vjeçare do të kenë një pagë, 95,550 lekë dhe mësuesit në shkollën e mesme, do ketë një pagë 106,800 lekë.

“Me siguri ju e keni dëgjuar që ne kemi vendosur të bëjmë një rritje te ndjeshme të pagave. Tani i kemi mundësitë që ta bëjmë këtë gjë. Në fund të ditës, nuk është çështje dëshire, por edhe mundësie. Kapaciteti për të qëndruar në atë kontratë, garantohet nga rritja ekonomike. Rritja që do të bëjmë lidhet me faktin që ne bëmë një rritje përtej parashikimit të pagës minimale. Pamë që mundësia e rritjes së përgjithshme të pagave u krijua sepse është shumë e rëndësishme që paga minimale të shtyjë edhe sektorin privat. Kur paga minimale rritet, duhet të bëhet i gjithë korrektimi. Kemi bërë një plan me dy hapa, i cili do të nisë tani dhe do të mbyllet vitin e ardhshëm në mënyrë që të realizojmë këtë rritje.

Për mësuesit dhe mjekët ishte parashikuar rritje 7%, do bëjmë rritjen 7%. Në hapin tjetër, vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Nëse sot që flasim, rritja mujore do të jetë midis 3500 për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollës së mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit, tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9-vjeçare do të kenë një pagë, 95,550 lekë dhe mësuesit në shkollën e mesme, do ketë një pagë 106,800 lekë. Këto janë bazat, pastaj do ketë sipas kualifikimeve, ky është niveli i pagës së mësuesve”,-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat