“Trump si Berluskoni”, Arian Çani flet për aferën e presidentit amerikan

Shqipëria

“Trump si Berluskoni”, Arian Çani flet për aferën e presidentit amerikan

Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:22
Arian Çani

Gazetari Arian Çani krahasoi aferën e Donald Trump me Berluskonin. Në “Now me Erla Mëhillin”, Çani nënvizoi se bëhet fjalë për paratë e shpenzuara për ish-yllin pornografik dhe jo për marrëdhënien që Trump ka pasur me të.

“Njerëzit që nuk duan që njerëz si Trump apo Berluskoni të vijnë në pushtet, gjejnë dhe alibi, nuk janë budallenj, janë të fuqishëm. Mua Trump më sjell në mendje rastin e Berluskonit.

Këta nuk janë personazhe politikisht korrekt, këta janë personazhe që bëjnë përjashtim nga shumica e mërzitshme e udhëheqësve nëpër botë. Këta janë njerëz që siç kanë të metat e tyre, kanë dhe gjeneralitetet e tyre dhe patjetër që do të kenë dhe këto pengesa,” – u shpreh Çani.

Sipas tij është e rëndësishme të kuptohet nëse kundërshtarët e Trump do ja dalin, ndërsa theksoi se drejtësia pa dyshim është e kapur, sidomos kur bëhet fjalë për vende të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat