Çani rendit arsyet: Ja pse doktori po imiton Ramën

Shqipëria

Çani rendit arsyet: Ja pse doktori po imiton Ramën

Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:59
Arian Çani

Arian Çani tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se në perceptimin publik  Berisha po imition Ramën me lajmërimin e podcast-it të tij. 

Pavarësisht se ish-kryeministri Berisha ka thënë se komunikimi i tij në këtë formë të re ka qenë i menduar shumë kohë më parë, fakti se kryeministri Rama e tha i pari publikisht, sipas Çanit mund të bëjë që të duket sikur është duke e imituar.

“Edi Rama është njeri që e di median, di të luaj, di të hedhi sirën, i ka të gjitha në këtë pikë dhe nuk ke çfarë i thua, në krahasim me Berishën. Berisha është tjetër gjë, është një figurë tjetër, është një lider i paparë gjithashtu. Unë jam i gëzuar që edhe Berisha do bëjë pocast-in.

Po unë si gazetar në këtë pikë do thosha që Rama mund ta bëjë, nuk është ndonjë risi veç faktit që ka vënë syze. Unë edhe pse jam i gëzuar që Berisha do e bëjë, unë po të isha këshilltarë i komunikimit do t’i thoja ta mendonte edhe njëherë. Në perceptimin publik ai duket sikur po imiton Ramën,lëre ça shpjegon”, - tha Arian Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat