Tragjedia e Gërdecit/ Sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Mbrojtjes, mungon Mediu

Shqipëria

Tragjedia e Gërdecit/ Sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Mbrojtjes, mungon Mediu

Më: 6 prill 2023 Në ora: 14:52
Fatmir Mediu

Ditën e sotme po zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bën me dije se në gjykatë është i pranishëm vetëm avokati Henrik Ligori dhe familjarët e të miturit, E.Durdës, që humbi jetën në Gërdec.

Kujtojmë se ish -ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë i pandehur për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.

Ai akuzohet nga SPAK si një nga përgjegjësit e tragjedisë së 15 marsit 2008 ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit, në Gërdec humbën jetën  26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat