“Berisha dhe Meta janë vjetërsira”, Veliaj: PS, parti patriotike

Shqipëria

“Berisha dhe Meta janë vjetërsira”, Veliaj: PS, parti patriotike

Më: 7 prill 2023 Në ora: 18:51
Erion Veliaj

Vjetërsira që duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa i ka cilësuar kryetari i Bashkisë Erion Veliaj kryedemorkatin Sali Berisha dhe kryetarin e PL, Ilir Meta.

Në takimin me të rinjtë  tha se Partia Socialiste duhet të bëjë diferencën në këto zgjedhje, pasi filozofia e saj është bashkimi dhe jo përçarja.

Nëse filozofia e tyre është përçarje, filozofia jonë është bashkimi; nëse filozofia e tyre është të mbjellim helm e ndasi, ne duhet të mbjellim pemë e bashkim mes njerëzve. Ne nuk kemi asnjë problem me ata që vihen përpara të thonë gënjeshtra, por e kemi me ata që janë mbrapa tyre, që kurdisin kukullat. E në këtë rast, mjeshtrat e kukullave janë Saliu me Ilirin, nuk ka asnjë iluzion për këtë. Përndryshe nuk do i kishim listat e Këshillave Bashkiakë të mbushura me histerizmat e Ilir Metës, me ata që rrëzuan PD-në e PS-në nga pushteti, dhe janë gati të tradhtojnë këdo vetëm që ta shqyejnë forcën politike.

Ne e kemi betejën me dy vjetërsira që duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa. Duhet të bëjmë diferencën mes këtyre mjeshtrave të kukullave, që komandojnë kukullat, dhe mbështetësit e tyre nuk kanë asnjë faj pse Berisha dhe Meta u shitën tek rusët. Me ata ne duhet të komunikojmë e të flasim, t’u themi pse të shkojnë si ‘cjapi të kasapi’, te partia e Ilir Metës, kur mund të vijnë te një forcë politike patriotike, të vendosur e transformuese”, tha Veliaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat