Gjirokastër/ Valixhe e dyshimtë në një stacioni autobusi, policia jep detajet

Shqipëria

Gjirokastër/ Valixhe e dyshimtë në një stacioni autobusi, policia jep detajet

Më: 7 prill 2023 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Gjirokastër/Informacion sqarues

Rreth orës 19:20, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, pranë një stacioni autobusi është konstatuar 1 valixhe.

Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte sende personale të një qytetari.

Qytetari që kishte harruar valixhen në stacionin e autobusave, është kthyer pas disa minutash, dhe e ka marrë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat