“Tarifat e çmendura të parkingjeve zhvatin xhepat e qytetarëve të Tiranës”, Vasili: Taksat dhe gjobat mafioze do të marrin fund më 14 maj

Shqipëria

“Tarifat e çmendura të parkingjeve zhvatin xhepat e qytetarëve të Tiranës”, Vasili: Taksat dhe gjobat mafioze do të marrin fund më 14 maj

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:01
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar gjobat që vendosen për parkingun. Në një status në “Facebook”  Vasili thotë se tarifat e parkingut kanë shifra marramendëse dhe se kanë për qëllim vetëm zhvatjen e qytetarëve të thjeshtë.

Ndërkohë thekson se qytetarët në Tiranë përballet me gjoba edhe pse ka kaluar një minutë nga koha e parkimit, apo edhe kur aplikimi për parkingun është bërë korrekt.

NJOFTIMI:

Taksa mafioze me parkingjet dhe gjobat do te marrin fund ne Tirane!

PERGJYSMIMI I TARIFAVE TE PARKINGUT DHE MINIMIZIMI I GJOBAVE

Gjoba, gjoba dhe vetem gjoba kjo eshte fytyra e policise bashkiake te Tiranes se Veliajt.

Tarifa parkingu te çmendura dhe qe zhvasin xhepin e qytetareve te thjeshte.

Gjoba te renda edhe pse ka kaluar nje minute nga koha e parkimit.

Gjoba edhe kur aplikimi i qytetarit per parkingun eshte bere korrekt, por sistemi nuk e ka marre.

Gjoba per parkingun gjoja te gabuar, kur qytetari ndalet te bleje dicka ne farmaci apo cdo dyqan tjeter.

Perdorimi i makines eshte kthyer ne ankth per qytetaret e Tiranes

Makinat private, qe mbahen me aq sakrifica nga qytetaret jane mjeti i vetem per te levizur e kryer punet e perditshme.

Ne kushtet e nje trasporti publik primitiv, qe nuk mbulon zona te tera te Tiranes, i ngadalte, pa kushte dhe burim aksidentesh, vendosja e gjobave per parkingun dhe qindra mijra gjobat ne teresi jane nje agresion i vertete ndaj qytetareve te Tiranes prej banditeve te Veliajt me uniforme.

Eshte krim te mbushet arka e Bashkise se Tiranes me miliona dollare nga gjobat e Parkingut qe jane djersa e qytetareve te thjeshte.

Krahasuar me bashkitë e tjera, Tirana mbledh 20 herë më shumë të ardhura nga gjobat se Durrësi dhe gati 37 herë më shumë sesa Shkodra, Fieri dhe Vlora të marra së bashku.

Gjobiten çdo muaj mesatarisht deri ne 25 mije familje.

Skenat me Xhandaret e paturp te Policise Bashkiake, qe shfaqen vetem per gjoba duhet te marrin fund.

Nuk mund te paguajne qytetaret e Tiranes taksa e tarifa per nje Polici bashkiake gangsteresh arrogantë, jo profesionistë dhe frikacakë, qe jane trima me qytetarin e thjeshte dhe ja mbathin me te katra perpara vagabondeve dhe te forteve.

Turp.Nuk mund te paguajne taksa, qe policia bashkiake te beje bodigardin e Erion Veliajt me dhjetra pokice rreth tij sikur te ishte Al Capone i qytetit dhe jo kryebashkiak i Tiranes.

PERGJYSMIMI I TARIFAVE TE PARKINGUT DHE MINIMIZIMI I GJOBAVE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat