“E vrava”- Dinamika e krimit në Tiranë, përballja e nënës me të birin në korridor dhe skenën e tmerrshme në dhomën e gjumit!

Shqipëria

“E vrava”- Dinamika e krimit në Tiranë, përballja e nënës me të birin në korridor dhe skenën e tmerrshme në dhomën e gjumit!

Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse në Shkozë, ku 43-vjeçari Ronald Sinani ekzekutoi bashkëshorten e vëllait të tij në dhomën e gjumit.

Dëshmia e nënës së autorit të dyshuar, i cili vrau edhe veten, ka hedhur dritë mbi dinamikën e krimit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës (8 prill) në zonën e Shkodrës.

43-vjeçari mësohet se është zgjuar rreth por 03:00 dhe rreth një orës më pas është futur në dhomën e gjumit të kunatës, Migena Sinani, duke e qëlluar me plumb në gjoks. Në krevat me viktimën ka qenë edhe vajza e saj 2-vjeçare.

E ëma e tij ka dëgjuar të shtënën dhe është ngritur menjëherë. Në korridor është përballur me të birin, i cili ka thënë vetëm: “E vrara”, pa dhënë asnjë shpjegim.

Sipas dëshmisë së të moshuarës, Roland Sinani ka dalë në oborr dhe më pas ka dëgjuar të shtënën tjetër me armë.

Arma e krimit u gjet larg trupit të Roland Sinanit çka ngriti dyshimet për një person të tretë në ngjarje, por më pas u zbulua se ishte lëvizur nga i ati i autorit të krimit.

E ëma e 43-vjeçarit ka zgjuar të shoqin dhe ky i fundit pasi është përballur me skenën e tmerrshme brenda shtëpisë ka dalë në oborr dhe ka marrë armën e krimit duke e çuar pas banesës.

Burime për Panorama TV thanë se dëshmia e të moshuarit ka qene kontradiktore dhe nuk është konsideruar si e saktë nga hetuesit për shkak se ky i fundit vuan prej kohesh nga skleroza.

I moshuari nuk është arrestuar nga policia pasi lëvizjen e armës nga vendi i krimit dyshohet se e ka kryer për shkak të sëmundjes nga e cila vuan dhe jo për të mbuluar ngjarjen.

Ndërkohe 43-vjeçari jetonte në një banesë me prindërit, vëllain dhe familjen e këtij të fundit.

Prej 5 vitesh ishte i papunë pasi vuante nga depresioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat