Aksident në aksin “Rrogozhinë-Lushnjë”, karrotreci përplas për vdekje 50 vjeçarin!

Shqipëria

Aksident në aksin “Rrogozhinë-Lushnjë”, karrotreci përplas për vdekje 50 vjeçarin!

Më: 10 prill 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës (10 prill).

Raportohet se një 50 vjeçar, ende i paidentifikuar, është përplasur nga një karrotrec në afërsi të fshatit Zhamë.

Dyshohet se viktima është endacak. Ndërsa drejtuesi i mjetit, 27 vjeçari me iniciale M. Ç., banues në Levan, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat