Biznesmeni kërcënohet me familje, i kërkohet të heq dorë nga një tender

Shqipëria

Biznesmeni kërcënohet me familje, i kërkohet të heq dorë nga një tender

Më: 10 prill 2023 Në ora: 14:39
Eral Myftaraj

Personi në foto është biznesmeni, Eral Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik. Ai fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla.

Myftaraj u kërcënua nga katër persona që të hiqte dorë, në të kundërtën do t’i vrisnin anëtarët e familjes. 

Bëhet fjalë për rivalët e tij, pronarët e kompanisë ‘Alcani Sh.p.k.’ Shaqir dhe Algert Alcani, si dhe dy persona të paguar prej tyre, Edmir Boci, 37 vjeç dhe një 38-vjeçar me inicialet L.K., i shpallur në kërkim. Mirëpo, pavarësisht kërcënimit biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla.

Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat