Meta “përplas” kandidatët e PD. Bejko replika në distancë me Boçin: Po i forconi pozitat

Shqipëria

Meta “përplas” kandidatët e PD. Bejko replika në distancë me Boçin: Po i forconi pozitat

Më: 10 prill 2023 Në ora: 19:58
Boçi

Elbasani në bazën e tij, prej kohësh e ka arritur atë bashkimin, fuzionin e mendimeve të ndryshme brenda Partisë Demokratike. Këtë gjë, unë e kam evidentuar dhe shprehur në shumë raste.

Nivelet e debatit në pjesën e hierarkisë së Partisë Demokratike, ndoshta kanë ato pasojat e tyre në peceptim të përgjithshëm, por jo në Elbasan.

“Në Elbasan kemi një përbashkim, qoftë edhe të reklamuar, qoftë të heshtur, qoftë në takime me grupe të caktuara, qoftë edhe në takime individuale”, tha ai.

Por sa do të ndikojë sipas vetë Boçit deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, për zjarrëvënësit e non gratat, tek vetë votuesit?

“Mund të ketë një lloj ndikimi, por unë jam aty si një person që ka investuar në politikë dhe që është i hapur mbi të gjitha me qytetarët, pasi këto nuk janë zgjedhje partiake por lokale”, tha Boçi.

Ndryshe nga Elbasani, për Tiranën, demokratët do të kenë dy alternativa për të zjedhur, Belind Këllicin i Foltores, dhe Roland Bejko i Partisë Demokratike. Në një takim këtë të hënë, me demokratët e Vaqarrit, Bejko tha se kandidatët e grupit të Berishës, vetëm forcojnë Ilir Metën.

“Në këto zgjedhje, përballja jonë është me të majtën, jo me atë pjesë, që ka qenë me ne, ndërsa tani për interesa personale po fuqizon Ilir Metën. Ne aleancën e kemi me njerëzit e thjeshtë të Tiranës, që po përballen me vështirësitë që vijnë si nga bashkia por edhe kryeministri”, theksoi ai.

Kandidatët e Berishës janë regjistruar në KQZ, me logon e aleatit të tij Ilir Meta dhe kjo duket se po i shërben Alibeajt dhe atyre pak kandidatëve të tij, për të mbledhur votat e djathta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat