“Taksat shkojnë për inceneratorë që nuk ekzistojnë”, Meta: 1 km rrugë kushton 6 herë më shtrenjtë se në rajon!

Shqipëria

“Taksat shkojnë për inceneratorë që nuk ekzistojnë”, Meta: 1 km rrugë kushton 6 herë më shtrenjtë se në rajon!

Më: 10 prill 2023 Në ora: 20:05
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me shqetësimet e tyre.

Meta ka akuzuar qeverinë Rama se po grabit qytetarët, duke u shprehur se në Shqipëri 1 km rrugë kushton 5-6 herë më shtrenjtë se në vendet e rajonit si Serbi, Mal të Zi apo Greqi.

“Ka një program të qartë që për të mbështetur çiftet e reja, me kredi deri në 20 mijë euro, që interesat do i paguajë shteti. Njëkohësisht 20 mijë euro grant për çdo të ri që nis një biznes social apo startup. Një pikë tjetër pikë e programit tonë për të ndaluar rënien e popullsisë është 3-fishimi i bonusit të bebes. Gjithashtu sigurimi i detyrueshëm i jetës në kopshte, çerdhe dhe kudo të fëmijëve. Një tjetër problem është problemi i pagave. Pedagogët bëjnë grevë dhe kërkojnë rritjen e pagave sa kolegët e tyre në Kosovë. Kjo është e papranueshme, sepse ne e kemi buxhetin 2 herë më të madh.

Sipas statistikave të BE një mësues shqiptar në Konispol apo Vermosh, merr 4200 euro në vit. Po pse ndodh kjo? Sepse taksat tuaja shkojnë te inceneratori që nuk ekziston në Tiranë, apo në Elbasan dhe Fier. Dhe jo vetëm kaq, por këtu një kilometër rrugë e re kushton 5-6 herë më shtrenjtë se në Greqi, Mal të Zi dhe Serbi e në shumë vende të tjera. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë më, por përkundrazi”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat