Shpërthen bombola e gazit në Berat, shpëtojnë 7 anëtarët e familjes

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në Berat, shpëtojnë 7 anëtarët e familjes

Më: 10 prill 2023 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Orizaj në Berat.

Mësohet se banesa është në pronësi të Agur Cakos.

Në momentin e shpërthimit të bombolës kanë qenë brenda banesës shtatë anëtarët e familjes.

Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat