Grupet kriminale dhe lufta e SPAK, Dumani flet për “La Repubblica”

Shqipëria

Grupet kriminale dhe lufta e SPAK, Dumani flet për “La Repubblica”

Më: 10 prill 2023 Në ora: 23:41
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një intervistë për La repuppublika ka folur për organizatat kriminale që veprojnë në Itali apo edhe vende të tjera. Ai thotë se, sipas hetimeve, ato janë të përqëndruara kryesisht në trafikun e dorgës, pastrimin e parave, trafikun e qenieve njerëzore, emigracionin e paligjshëm dhe mashtrimin kompjuterik. Zbulon se shumë prej tyre bashkëpunojnë me organizata famëkeqe si cosa nostra dhe sacra corona unita.

 “Hetimet e deritanishme kanë zbuluar bashkëpunime të grupeve shqiptare me klanet pulieze, kryesisht në trafikun e drogës. Për më tepër, një hetim paralel i kryer me prokurorinë e Katanias zbuloi se një grup kriminal shqiptar bashkëpunonte me persona të lidhur me Cosa Nostra për të pastruar një shumë të madhe parash”.

Pyetjes nëse këto grupe janë zgjeruar edhe në shtete të tjera kreu I SPAK thotë se është konstatuar se ndikojnë në tregun e kokainës dhe kanabisit në vendet e BE-së. Përs trafikun e drogës nga amerika latine, Dumani shprehet se ato janë rritur për shkak dhe të lidhjeve të forta që kanë krijuar me kartelet e drogës: kryesisht nga Ekuadori, Kolumbia, Peruja, Brazili dhe Meksika.

Dumani thotë se termi që përdoret në media: mafia shqiptare, nuk është një term ligjor në legjislacionin penal shqiptar.

” Nuk mund të thuhet se sot kemi struktura kriminale që ngjajnë me mafien italiane organizata të tilla si Cosa nostra, ‘Ndrangheta, Camorra ose Sacra Corona Unita. Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga lidhje të ngushta familjare dhe shoqërore, por pa një hierarki të qartë. Ato veprojnë kryesisht në grupe të vogla dhe në bashkëpunim me organizata vendase ose me organizata të tjera të organizuara shqiptare. grupet kriminale.”

Pyetje se si do të luftohen klanet kriminale, Dumani u përgjigj se spak i ka kushtuar vëmendje të madhe forcimit të bashkëpunimit me autoritetet e huaja gjyqësore. Aktualisht, Prokuroria Speciale ka disa ekipe të përbashkëta hetimore me autoritetet gjyqësore italiane, britanike, franceze, gjermane dhe spanjolle.

Ai theksoi se në këto tre vite SPKA ka arritur të sekuestrojë dhe të konfiskojë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kompani dhe shuma parash për mbi 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat