Shpërthimi me tritol, eksperti i sigurisë zbulon çfarë e shpëtoi mrekullisht Ndrecën

Shqipëria

Shpërthimi me tritol, eksperti i sigurisë zbulon çfarë e shpëtoi mrekullisht Ndrecën

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:14
Benard Ndreca

Eksperti i Sigurisë Fation Softa ka reaguar për shpërthimin me tritol në makinën e kreut të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, mëngjesin e ditës së sotme.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ky është një akt i paprecedentë ndërsa theksoi se Ndreca ka shpëtuar për faktin se tritoli ishte vendosur në krahun e pasagjerit dhe jo të shoferit.

Ai shtoi gjithashtu se personat që fshihen pas këtij atentati kanë dashur eleminimin e Ndrecës dhe se shpërthimi me tritol nuk ka qenë thjesht një kërcënim.

“Ky është një akt i paprecedentë. Vendosja e eksplozivit në makinën e një personi, qoftë ky pjesë apo jo e politikës, është një akt makabër. Hetimi duhet të vijojë, dhe një nga pistat mund të jenë pikërisht zgjedhjet. Fatmirësisht vendosja e eksplozivit në krahun e pasagjerit e ka ruajtur Ndrecën, pasi po të ishte në krahun e shoferit dëmi do të ishte i drejtpërdrejtë. Shpërthimi ka qenë më anë të lëvizjes dhe jo me telekomandë. Fakti që lënda plasëse ka shpërthyer në momentin që ka hipur personi, kanë qenë të interesuar për eleminimin e Ndrecës. Kërcënim do të ishte nëse makina do të shpërthente para se Ndreca të futej në makinë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat