Viron Bezhani për mbylljen e basteve: Solli një dëm të madh ekonomik! Kur merr një vendim, duhet ta mendosh mirë

Shqipëria

Viron Bezhani për mbylljen e basteve: Solli një dëm të madh ekonomik! Kur merr një vendim, duhet ta mendosh mirë

Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:34
Viron Bezhani,

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani, është shprehur se kryeministri Edi Rama i mbylli lojërat e fatit, pasi sipas tij, atij i doli nga duart kontrolli mbi to.

Komentet Bezhani i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku sipas tij, Rama duke parë problemet që po i shkaktonte kjo gjë, mori një vendim drastik për mbylljen e lojërave të fatit.

Ai shtoi se vendimi drastik për mbylljen e lojërave të fatit duhej menduar mirë, pasi sipas tij, solli një dëm të madh ekonomik në vendin tonë.

Ai shtoi se lojërat e fatit në Shqipëri janë mbi pushtetin dhe e kontrollojnë atë, duke shtuar se të ardhurat që ato gjenerojnë, janë më të larta edhe se të ardhurat e drogës.

“Kryeministri merr një vendim të menjëhershëm, me atë fundin e marrëzisë dhe ndërpret lojërat e fatit. Kur merr një vendim duhet ta mendosh mirë një vendim. Përveç të këqijave, edhe nga ana ekonomike solli shumë dëm. Janë me miliarda që humbisnin.

Por duke parë traumën e madhe që kishte vërejtur kryeministri, kur tha që më kanë marrë edhe nga burgu dhe duhen mbyllur. Asnjëra nga këto nuk ishte arsyeja. I mbylli urgjentisht. Përveç se i mbylli, doli në Lushnjë dhe tha se 90 % e grave më kanë kërkuar t’i mbyll lojërat e fatit. Kryeministri nëse do të zbatonte ligjin…

Bixhozi është një e ardhur që qëndron edhe mbi pushtetin. Unë kam punuar prej kohësh në lojërat e fatit dhe të ardhurat nga këto lojëra janë mbi drogën. Ato kontrollojnë edhe pushtetin. Arsyeja ishte se kryeministrit i doli nga dora kontrolli mbi bixhozin. Duke pasur probleme mori një vendim drastik për t’i mbyllur.

Duke shkelur ligjin, duke shkelur çdo gjë, çdo aspekt që e nxit lojtarin, e nxit krimin, ai lojtar prap tek ajo marrëzi do të shkojë. Nëse ajo ishte tragjedi për familjet, atëherë ky të gjejë një mundësi”, u shpreh Bezhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat