Ku i gjen paratë Sali Berisha? Shpërthen keq Arjan Çani

Shqipëria

Ku i gjen paratë Sali Berisha? Shpërthen keq Arjan Çani

Më: 11 prill 2023 Në ora: 22:21
Arjan Çani

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now se Sali Berisha pritet ta hapë fushatën në mënyrë madhështore të shtunën, edhe pse nuk ka asnjë financim nga KQZ.

Sipas tij, kjo gjë po shfrytëzohet nga Rama dhe do të përdoret kundër Berishës nga media pro qeverisë.

“Të shtunën presupozohet që Berisha të mbledhë shumë më shumë njerëz, në një stadium që mban 25 mijë vetë. Kjo do përdoret nga Rama që do thotë unë po bëj fushatë të thjeshtë, shikoni, dhe kjo do përdoret edhe nga mediat pranë qeverisë; ore ku i gjen paratë ky Berisha që bën këtë gjë kaq madhështore?

Ky nuk mori as lekë nga KQZ se 100 mln lekë i mori Alibeaj. Ju do thoni kush i ha këto? Unë mendoj që në Shqipëri ka shumë idiotë të dobishëm që e hanë sapunin për djathë nga të dyja krahët. Këta, për këtë kategori luajnë”, tha Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat