Qëndruan për shumë orë në pishinë, turistët nga Kosova përfundojnë në spital

Shqipëria

Qëndruan për shumë orë në pishinë, turistët nga Kosova përfundojnë në spital

Më: 14 prill 2023 Në ora: 13:35
Spitali i Kavajës

Përfundojnë në spitalin e Kavajës katër turistë nga Kosova, një 35-vjeçare dhe tre të mitur. Bëhet e ditur se ata kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme në një hotel.

Ndërkohë për fat të mirë ata nuk kanë paraqitur problem serioze me shëndetin. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.

Ngjarja raportohet të ketë nddhur ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 13.04.2023, në spitalin e Kavajës, janë paraqitur për kontroll mjekësor shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe tre shtetas të mitur, banues në Kosovë, pasi kanë qëndruar për një kohë të gjatë, në një pishinë të brendshme. Pas vizitës në spital, këta shtetas janë larguar në banesat e tyre.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat