KQZ diskuton për fletët e votimit, përfaqësuesi i PD-së së Alibeajt: Krah “Bashkë Fitojmë” duhet emri i Ilir Metës

Shqipëria

KQZ diskuton për fletët e votimit, përfaqësuesi i PD-së së Alibeajt: Krah “Bashkë Fitojmë” duhet emri i Ilir Metës

Më: 15 prill 2023 Në ora: 13:37
Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke diskutuar në lidhje me fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Përfaqësuesi ligjor i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se në fletët e votimit demo të paraqitura nga KQZ, ka një problem.

Krahas koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk është vënë emri i drejtuesit të koalicionit, kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Sefa u shpreh se me një fletë të tillë votimi po shkelet ligji.

“Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e KQZ-së që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit? Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisioneri sigurish që ka praktika të tjera”, deklaroi Sefa.

Një shpjegim në lidhje me ngjarjen e jep përfaqësuesi i PL, Kaziaj, i cili sqaroi se ekzistenca ose e emrit të Metës krah koalicionit, nuk ndikon pasi votohet programi jo emri i Metës.

“Nuk do të thotë që zgjedhjet i fiton kryetari i një partie politike por forca dhe programi që i fiton zgjedhjet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat