Meta dhe Kryemadhi, mesazh për Pashkën ortodokse: Të kapërcejmë dhimbjen dhe të rrisim shpresat

Shqipëria

Meta dhe Kryemadhi, mesazh për Pashkën ortodokse: Të kapërcejmë dhimbjen dhe të rrisim shpresat

Më: 16 prill 2023 Në ora: 13:56
Meta dhe Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit me rastin e festës së Pashkës ortodokse.

Meta u shpreh se kjo është një ditë ku shprese, ku duhet të kapërcehen dhimbjet dhe të rriten shpresat.

“Është një ditë e jashtëzakonshme, është një moment shumë shpressjeKryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta llës na fton të kapërcejmë dhimbjet edhe të rrisim shpresat e kurajën për një të ardhme të mbarë për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Dhe ishte kënaqësi e veçantë të uroja përsëri fortlumturinë e tij Janullatos dhe njëkohësisht përmes tij të gjithë besimtaret tanë ortodoksë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë pashkë shumë të mbara për të gjithë mendoj unë”, tha Meta.

Ndërsa Kryemadhi shkurt tha: “Kapërcimin e dhimbjes dhe lulëzimin e shpresës kjo është gjëja më e rëndësishme dhe surpriza më e madhe për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat