Veliaj uron Pashkët: Ditë e bashkimit, e dashurisë, e njerëzve që punojnë dhe duan të çojnë gjërat përpara; nisim punën për Kishën e Shën Prokopit

Shqipëria

Veliaj uron Pashkët: Ditë e bashkimit, e dashurisë, e njerëzve që punojnë dhe duan të çojnë gjërat përpara; nisim punën për Kishën e Shën Prokopit

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:06
Foto nga takimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi Pashkët për të gjithë besimtarët orthodhoksë. Nga Kisha Orthodhokse, Veliaj tha se kjo është një ditë e bashkimit, e dashurisë, e njerëzve që punojnë dhe që duan të çojnë gjërat përpara. Kryebashkiaku ndau lajmin e mirë se Kisha e Shën Prokopit do të rindërtohet nga e para.

“Bashkia e Tiranës sapo ka dhënë lejen për Kishën e Shën Prokopit, e cila ndodhet te kodrat e Liqenit. Në kohën e Tiranës së vjetër, ajo njihej si kodra e Shën Prokoipit, se nuk ekzistonte as liqeni, as parku që kemi atje. Gjatë kohës së komunizmit u kthye në një bar-bufe, më pas u rikthye si pronë, por kurrë në arkitekturën e një Kishe. Kisha do të ndërtohet aty siç ka qenë. Hirësia u përlot sepse besoj se për shumë besimtarë ka qenë një kalvar, 30 e ca vite, për të zgjidhur ngërçin e asaj prone.

Mund të themi me plot gojën se ne mund të kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Për sa kohë që për të gjithë besimtarët, një qytet i madh, një vend si yni ka hapësirë për të gjithë, më vjen mirë që ky ka qenë një muaj kur janë hapur edhe Xhamitë e reja, po mbarojmë Kishën Katolike te rruga e Kavajës dhe sot për Pashkën Ortodokse kishim këtë mini-kontribut tonin për Kishën e Shën Prokopit.

Ju uroj të gjithëve Gëzuar Pashkët! Kur jemi bashkë bëjmë gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Kur punojmë, dashurojmë dhe nuk e kthejmë kokën pas, mund të shohim përpara për ditë më të mira”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat